BASHKËPUNIM DHE PËRFITIME PËR SHKOLLAT PËR APT

 

Vendosja e bashkëpunimit dhe krijimi i lidhjeve të fuqishme midis shkollave për APT dhe punëdhënësve është me rëndësi esenciale për të dyja palët. Gjegjësisht, shumë prej jush tashmë kanë vendosur bashkëpunim. Për ata punëdhënës të cilët akoma nuk e kanë bërë këtë gjë, mund të zgjidhni prej Shkollave për APT në vend dhe të inicioni bashkëpunim. Ata mund t’ju gjejnë nxënës për praktikë të cilët janë të përkushtuar në trajnimin në vendin e punës, por edhe të rekomandojnë punëtorë prej listave të tyre të nxënësve të cilët e kanë përfunduar arsimin.

Ju si punëdhënës e dini se madje edhe me nivelin aktual të papunësisë, shpesh është shumë vështirë të gjenden punonjës përkatës. I identifikojmë profesionet të cilat kërkohen për momentin si dhe ato të cilat do të kërkohen në të ardhmen e afërt. Tani na duhen profesione standarde të cilat më së miri e përshkruajnë atë që ju nevojitet. Me involvimin aktiv dhe kontributin drejt zhvillimit të standardeve të profesioneve, ju si punëdhënës do të keni përfitime, para së gjithash, prej asaj që punëtorët dhe të punësuarit do t’i posedojnë aftësitë të cilat ju nevojiten.

 

Nga ana tjetër, punësimi i nxënësve të cilët kanë përfunduar APT do t’u mundësojë punëdhënësve t’i plotësojnë aftësitë të cilat ekzistojnë në kuadër të fuqisë punëtore aktuale, si rezultat i faktit se nxënësit të cilët kanë përfunduar APT fillojnë të mësojnë aftësi të cilat janë specifike për sektorin që në ditën e parë dhe zhvillojnë njohuri të specializuara që pozitivisht mund të ndikojnë në proceset e juaja afariste.

Përfitimet nga ofrimi i programeve për praktikë për punë profesionale / praktike dalin edhe nga ajo në vijim: kthimi prej rezultateve produktive të personave të trajnuar, (kursimi i ) shpenzimeve për punësimin e punonjësve të jashtëm të kualifikuar, (kursimin e) shpenzimeve prej ndërprerjeve të punës kur ka mangësi të punonjësve të kualifikuar, dallimet në rezultatet në mesin e punonjësve të trajnuar në kompani dhe punonjësit me kualifikim të jashtëm, përfitime shtesë (p.sh. përmirësimin e imazhit). Punëdhënësit korrin përfitime prej kursimit të shpenzimeve të cilat do të ndodhnin nëse do të duhej të punësonin të punësuar të rinj, duke e përfshirë këtu edhe procesin e punësimit, integrimin e të punësuarve të rinj, si dhe rrezikun prej angazhimit të personit i cili nuk është i njohur për kompaninë.