Kam mësuar për hotelieri dhe turizëm në shkollën për arsimim profesional “Vanço Pitosheski” në Ohër. U regjistrova në programin trevjeçar që të mësoj për gjellëbërës, ndërsa vazhdova edhe në vitin e katërt që të bëhem teknik hotelieriko-turistik. Mund të them se absolutisht ia vlen që të mbarosh arsim profesional, veçanërisht pasi që kërkesa për këtë profesion është shumë e lartë për momentin. Me punë praktike filluam që në shkollë, pasi që për ata të cilët janë të mirë në atë që e bëjnë gjetja e punës ishte më e lehtë. Me të vërtetë është e shkëlqyer që kur të jesh i ri të disponosh me financa tua të cilat mund t’i harxhosh siç dëshiron dhe mos të kërkosh para prej prindërve. Në këtë profesion mund të realizoni sukses si edhe në çdo profesion tjetër – kështu, për shembull, unë arrita ta fitoj vendin e tretë në një garë ndërkombëtare në Kroaci ku kam garuar me garues prej mbi 10 vendeve të Evropës. Gjithsesi, kam edhe shumë për të mësuar dhe të përmirësohem si gjellëbërës. Punoj shumë dhe shpresoj se një ditë do të bëhem gjellëbërës i njohur botëror, si Xhejmi Oliver.