ARSIMIMI I TË RRITURVE

A jeni mbi 18 vjeç dhe më pak se 100? A e dini se njeriu mëson sa të jetë gjallë? A dëshironi të mësoni diçka të re ose t’i zhvilloni njohuritë e juaja në punën që bëni? A dinit se mund të merrni certifikatë me të cilën vërtetohen aftësitë e juaja? A e dinit se kjo mund t’ju ndihmojë të gjeni punë, ose të avancoheni në punën tuaj?

 

Atëherë mund të regjistroheni në kurse dhe programe të ndryshme për arsimimin e të rriturve. Ekzistojnë mbi 200 kurse të certifikuara, që do të thotë se pas përfundimit të kursit do të merrni certifikatë nga ofruesi i trajnimit që është verifikuar nga QARR (Qendra për arsimimin e të rriturve) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)! Gjithnjë e më shumë punëdhënës i vlerësojnë këto certifikata dhe kërkojnë prej jush t’i dorëzoni kur aplikoni për punë. Oferta e programeve të verifikuara është e llojllojshme – nga qepja e tekstilit dhe lëkurës, përmes përpunimit të stolive e deri tek arsimimi për infermiere. Nëse jeni të kyçur në tregun e punës, mund të rikualifikoheni dhe ta shfrytëzoni këtë mundësi që të gjeni punë të re ose të filloni biznes të ri!

Mund të zgjidhni prej listës së programeve të cilat ofrohen në komunën tuaj, ose të zgjidhni ofrues i cili ju pëlqen më së shumti përmes ueb faqes së QARR www.cov.gov.mk dhe t’u drejtoheni drejtpërdrejt.

Programet për arsimimin e të rriturve gjithashtu ishin të kyçura në procesin reformues që mundësoi që të rishikohen programet ekzistuese dhe të krijohen programe të reja:

  • Programet për arsimimin e të rriturve zhvillohen përmes konsultimeve me përfaqësuesit në tregun e punës dhe punëdhënësit;  
  • Trajnuesit e programeve tashmë kanë qenë në trajnim, me qëllim që të sigurohet cilësi më e madhe e bartjes të së dhënave;
  • Janë përgatitur materiale të reja mësimore;
  • Është vendosur bashkëpunim më i mirë me autoritetet lokale me qëllim që programet të cilat ofrohen në komuna t’u përgjigjen nevojave të tregut të punës;
  • Programet për arsimimin e të rriturve janë përgatitur në pajtim me standardet e BE-së, që do të thotë se certifikata është pranuar edhe në vendet e tjera. 

 

Programe të reformuara për arsimimin e të rriturve

Programet për arsimimin e të rriturve u mundësojnë pjesëmarrësve të fitojnë njohuri të reja, aftësi dhe kompetenca në pajtim me ngjarjet shoqërore aktuale dhe nevojat e tregut të punës. Këto programe realizohen në kuadër të arsimit formal, joformal dhe informal.

Programet të cilat u reformuan fokusohen në  arsimin joformal, si pjesë e arsimimit të të rriturve dhe janë verifikuar nga Qendra për arsimin e të rriturve. Arsimi joformal ofron mundësi për të fituar aftësi praktike, profesionale dhe të buta si dhe për realizimin e zhvillimit personal.

Qëllimi primar i reformave është të ofrohen, programe relevante, fleksibile dhe të hapura për arsimimin e të rriturve të cilët zhvillohen në pajtim me zhvillimin teknologjik dhe social në nivel nacional dhe evropian.

Bashkëngjitu kursit për arsimimin e të rriturve dhe merreni të ardhmen në duart e juaja!