Mësim i fokusuar tek nxënësi ka të bëjë me mundësitë që nxënësit t’i udhëheqin aktivitetet për mësim, në mënyrë më aktive të marrin pjesë në diskutime, t’i disejnojnë projektet e tyre për mësim, të hulumtojnë tema të cilat i interesojnë dhe në përgjithësi, të kontribuojnë në përgatitjen e studimeve të tyre. Kundrejt kësaj kemi mësim të fokusuar tek mësimdhënësi që ka të bëjë me situata të mësimit ku mësimdhënësi i kontrollon materialet të cilat nxënësit duhet t’i mësojnë dhe mënyrat në të cilat mësojnë ata, për shembull, kur, ku, si dhe me cilën tempo do të mësojnë. Në klasat ku mësimi është fokusuar tek mësimdhënësi, mësimdhënësi ka tendencë që të jetë personi më aktiv në hapësirë dhe të flasë pjesën më të madhe të kohës (për shembull, me ligjërata, tregimin e koncepteve, lexim me zë, ose dhënien e instruksioneve), ndërsa nxënësit e kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke qëndruar në banka, duke dëgjuar, duke marrë shënime, duke dhënë përgjigje të shkurtra për pyetjet të cilat i parashtron mësimdhënësi, ose duke bërë detyra dhe teste. Vendosja e mësimit me fokus tek nxënësi në shkollë për arsim profesional dhe trajnim do të thotë mënyrë më aktive e mësimit, me rezultate më të mira.