Më 21 shtator 2016, në hotel “Holidej In” u mbajt ngjarja zyrtare e projektit “Përforcimi i mësimit të përjetshëm përmes modernizimit të sistemeve për arsim profesional dhe trajnim dhe arsimimit të të rriturve”. Në ngjarje fjalime përshëndetëse patën z. Pishtar Lutfiu, Ministër i Arsimit dhe Shkencës dhe z. Mauro di Veroli, Drejtues i Sektorit për operacione të Delegacionit të BE-së në Shkup. Gjithashtu, të pranishmëve iu drejtuan edhe Ekselenca e tij Çarls Garet, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar dhe Ekselenca e saj Kristina D. Althauser, Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë.
Rezultatet e pritura të projektit janë prezantuar nga Lideri i ekipit të projektit, z. Stefan Xhon dhe Ekspertja kryesore nr.2, z-nja Marijana Matake. Duke e pasur parasysh faktin se punëdhënësit kanë rol të rëndësishëm në procesin e reformimit të MP si në arsimin profesional dhe trajnim ashtu edhe në arsimimin e të rriturve, punëdhënësit z-nja Sonja Bibanovska (Menaxhere e përgjithshme në hotel “Holidej In”) dhe z. Kristian Danilovski (Menaxher i përgjithshëm i FHZH) gjithashtu mbajtën prezentime, në kuadër të së cilave sqaruan se çfarë presin prej programeve të reformuara me qëllim që sistemi arsimor të koordinohet me nevojat e tregut të punës.