QËLLIME DHE DETYRA

Vende të punës, aftësi dhe rëndësia e arsimit profesional dhe mësimit të përjetshëm

 

Promovimi i mësimit të përjetshëm me dhënien e kontributit drejt përforcimit dhe zhvillimi të sistemit të integruar që e mbështet zbatimin e tij është në fokus të projektit të financuar nga BE-ja “Përforcimi i mësimit të përjetshëm përmes modernizimit të sistemit për arsim profesional dhe trajnim dhe arsimimin e të rriturve” që zbatohet nga Këshilli britanik dhe partnerët e tij në konsorcium – Qendra për arsimimin e të rriturve dhe DVV International, për shfrytëzuesin, Ministria e Arsimit dhe Shkencës.  

Qëllimi kryesor i projektit është të vendos lidhje dinamike midis arsimit dhe ndryshimeve në tregun e punës, por edhe në sferën sociale të përgjithshme.

Në kuadër të Programit për mësim të përjetshëm, Arsimi profesional dhe trajnimi (APT) dhe Arsimimi i të rriturve (ARR) luajnë rol fundamental në ngritjen e nivelit të arsimit dhe zhvillimit të aftësive tek të rinjtë dhe të rriturit, ndërsa me këtë sigurojnë mbështetje për mundësitë për punësim dhe inkluzion social.     

Arsimi i mesëm dhe trajnimi është lidhja kryesore midis arsimit dhe kërkesës për punësim. Kjo duhet të jetë në lidhje të vazhdueshme me nevojat e tregut dhe të lëvizë prej nevojave të ndërmarrjeve. Standardet dhe programet mësimore të vendit do të rishikohen në mënyrë përkatëse me zëvendësimin e njohurive teorike që e përmbajnë me njohuritë për aftësi dhe trajnim praktik. Sistemi për APT në vend duhet të bazohet në kurse për arsimim dhe trajnim të cilat drejtohen nga sigurimi i rezultateve të qarta dhe relevante të mësimit.
 
Arsimimi i të rriturve ka rol primar në azhurnimin dhe zhvillimin e njohurive të popullatës së moshës madhore dhe me këtë siguron mbështetje të kapacitetit të tyre të mbeten në tregun e punës, të jenë mobil dhe të rigjenerohen në të njëjtin. Kjo është veçanërisht e rëndësishme edhe për kohezionin social të vendit, veçanërisht duke e pasur parasysh shkallën aktuale të lartë të papunësisë.

 

Ky projekt ka për qëllim t’u ndihmojë, të sigurojë mbështetje dhe t’i përforcojë kapacitetet e institucioneve nacionale në reformimin e sistemeve për APT dhe për arsimimin e të rriturve. Ekipi është i vendosur fuqimisht të punojë në reformimin e proceseve dhe jo vetëm në plotësimin e rezultateve të projektit. Për shkak faktit se projekti është drejtuar nga përforcimi i bashkëpunimit midis qendrave për APT dhe ARR, të gjitha aktivitetet me institucionet relevante janë të koordinuara mirë.

Target grupe dhe partnerë të projektit janë:

Qendra shtetërore e provimeve

Inspektorati shtetëror i arsimit

Enti shtetëror për statistikë

Universitetet dhe Institucionet për arsim të lartë

Njësitet e Vetëqeverisjes lokale

Shoqatat e punëdhënësve

Odat

Organizatat e shoqërisë civile

Ky projekt, paralelisht me zbatimin e të gjitha aktiviteteve, i kushton kujdes involvimit të grupeve të ndjeshme dhe personave të margjinalizuar. Çështjet gjithëpërfshirëse të cilat kanë të bëjnë me barazinë gjinore, involvimin e personave me handikap, pakicat dhe mosha gjithashtu janë marrë parasysh.