PUNËDHËNËSIT

Arsimi profesional dhe trajnimi mund të japë kontribut të rëndësishëm për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë, ndërsa personat të cilët kanë mbaruar APT mund të japin kontribut të konsiderueshëm për suksesin e kompanive. Nxënësit e kualifikuar pas përfundimit të shkollës për arsim profesional dhe trajnim u ndihmojnë punëdhënësve t’i plotësojnë mangësitë në aftësitë e tyre dhe të realizojnë rritje të produktivitetit. Sipas kësaj, asnjë sistem për arsim profesional dhe trajnim nuk mund të jetë i suksesshëm pa kyçjen e sektorit të biznesit. Kjo del prej dy aspekteve kryesore:

  • Punëdhënës janë ata të cilët e krijojnë tregun e punës – një prej faktorëve më të rëndësishëm gjatë krijimit të profileve për arsimim profesional dhe trajnim. Hulumtimet e rregullta dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm do t’i sigurojnë informacionet dhe kërkesat e nevojshme, kështu që nxënësit prej shkollave për APT do të fitojnë aftësi përkatëse në pajtim me nevojat e tregut. Duke kaluar nga arsimi drejt punësimit, punëdhënësit do të jenë ata të cilët do ta ndërmarrin kontrollin ndaj standardeve të profesioneve, me çka do të sigurohen se zhvillohen profile të cilat do t’u përgjigjen nevojave të punëdhënësve;
  • Suksesi i arsimit profesional dhe trajnimit varet prej sistemeve për mësim në klasë dhe në vendin e punës, të cilat duhet të vendosen dhe midis tyre të mbështeten. Puna praktike është me rëndësi të madhe për mësimin, me qëllim që nxënësit të dalin prej shkollave për APT të përgatitur për të punuar. Ndërsa puna praktike më së miri është të kryhet në mjedis të vërtetë pune. Rritja e praktikantëve në kompaninë tuaj do të sjell dobi më të madhe edhe për ju edhe për nxënësit në arsimin profesional dhe në trajnim.   

Prandaj, ky projekt së bashku me shkollat për arsim profesional dhe trajnim dhe Qendrën për arsim profesional dhe trajnim do të kërkojnë prej sektorit të biznesit të luaj rol kyç edhe në përgatitjen dhe zbatimin e programeve për arsim profesional dhe trajnim. 

 

Si mund t’i shfrytëzojnë punëdhënësit përparësitë e programeve të reformuara për arsim profesional dhe trajnim?

Janë zbatuar shumë hulumtime dhe konsultime me qëllim që të sigurohet se profilet e reformuara do të çojnë drejt profesioneve të cilat lidhen me nevojat e punëdhënësve.

  • I inkurajojmë punëdhënësit që të lidhem me shkollat e tyre lokale profesionale, me qëllim që të sigurohen se nxënësit i posedojnë kompetencat specifike profesionale të cilat u nevojiten punëdhënësve;
  • I kam marrë parasysh trendet dhe vlerësimet e juaja për në të ardhmen, me qëllim që të përgatisim profile përkatëse;
  • Përfshimë mësimin e më shumë aftësive të buta, me qëllim që nxënësit të munden më lehtë të adaptohen, të jenë më fleksibil, të komunikojnë më mirë dhe të zgjidhin probleme;
  • Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të ndikoni në zhvillimin e standardeve të profesioneve dhe profileve profesionale, me qëllim që ato më së miri t’u përgjigjen nevojave tuaja;

Përgatitëm program mësimor sipas së cilit arsimimi kryhet në pajtim me Kornizën evropiane të kualifikimeve, pasi që e dimë se edhe kompanitë e juaja e ndjekin këtë rrugë.