Atëherë mund të regjistroheni në kurse dhe programe të ndryshme për arsimimin e të rriturve. Ekzistojnë mbi 200 kurse të certifikuara, që do të thotë se pas përfundimit të kursit do të merrni certifikatë nga ofruesi i trajnimit që është verifikuar nga QARR (Qendra për arsimimin e të rriturve) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)! Gjithnjë e më shumë punëdhënës i vlerësojnë këto certifikata dhe kërkojnë prej jush t’i dorëzoni kur aplikoni për punë. Oferta e programeve të verifikuara është e llojllojshme – nga qepja e tekstilit dhe lëkurës, përmes përpunimit të stolive e deri tek arsimimi për infermiere. Nëse jeni të kyçur në tregun e punës, mund të rikualifikoheni dhe ta shfrytëzoni këtë mundësi që të gjeni punë të re ose të filloni biznes të ri!
Mund të zgjidhni prej listës së programeve të cilat ofrohen në komunën tuaj, ose të zgjidhni ofrues i cili ju pëlqen më së shumti përmes ueb faqes së QARR www.cov.gov.mk dhe t’u drejtoheni drejtpërdrejt.
Programet për arsimimin e të rriturve gjithashtu ishin të kyçura në procesin reformues që mundësoi që të rishikohen programet ekzistuese dhe të krijohen programe të reja:
Programet për arsimimin e të rriturve u mundësojnë pjesëmarrësve të fitojnë njohuri të reja, aftësi dhe kompetenca në pajtim me ngjarjet shoqërore aktuale dhe nevojat e tregut të punës. Këto programe realizohen në kuadër të arsimit formal, joformal dhe informal.
Programet të cilat u reformuan fokusohen në arsimin joformal, si pjesë e arsimimit të të rriturve dhe janë verifikuar nga Qendra për arsimin e të rriturve. Arsimi joformal ofron mundësi për të fituar aftësi praktike, profesionale dhe të buta si dhe për realizimin e zhvillimit personal.
Qëllimi primar i reformave është të ofrohen, programe relevante, fleksibile dhe të hapura për arsimimin e të rriturve të cilët zhvillohen në pajtim me zhvillimin teknologjik dhe social në nivel nacional dhe evropian.